Kuvendi mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite do të jenë 25 pika

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, të enjten e 2 shkurtit duke filluar nga ora 10:00, do të mbajë seancë plenare.

Në këtë seancë në rend dite do të jenë për shqyrtim 25 pika.

Në mesin e shumë pikave, në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat emergjente në furnizimin e energjisë.

Po ashtu, në rend dite do të jetë votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Pikat e tjera në rend dite

  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
  • Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
  • Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
  • Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
  • Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
  •  Votimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM),
  •  Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
  •  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,
  •  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-202 për Kinematografinë,
  •  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-206 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021,
  •  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021,
  •  Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare,
  • Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika