Kuvendi mban seancë, pritet të diskutohet për rritjen e faturave të tatimit në pronë

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në orën 10:00 për një seancë plenare, në mesin e shumë pikave në rend dite do të jetë shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së faturave të tatimit në pronë

Foto ilustrim, Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të enjten e 16 shkurtit duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë seancë plenare.

Në këtë seancë në rend dite do të jetë shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Po ashtu, në rend dite do të jetë votimi në parim i Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Rendi i ditës

  • Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
  •  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
  • Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika