Të enjten e 23 shkurtit, Kuvendi Kosovës do të mbajë seancën plenare nga ora 10:00. Kjo është seanca e dytë për ketë javë që ka mbajtur Kuvendi i Kosovës.
Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ditën e enjte, përveç pikave të rregullta, do të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare.
“Ndërkaq seancë e re do të mbahet më 23 shkurt ditën e enjte, përveç pikave të rregullta do të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.
Rendi i ditës për seancën e sotme:
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-215 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-216 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-217 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,
Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë nr. 04/112, dt. 13.12.2022 për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,
Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,
Shqyrtimi i Propozimit të GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.