Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën e radhës të hënën, më 2 dhjetor, në orën 10:00.
Seanca e caktuar ka si të vetmen pikë të rendit të ditës shqyrtimin e Projekt-Rezolutës për katër vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurti.
Të enjten, ndërkaq, me 5 dhjetor, po në orën 10:00, Kuvendi do të vazhdojë punimet e seancës së mbajtur më 31 tetor dhe 4 nëntor 2024, ndërsa në orën 14:00 do të mblidhet në seancë të re, në të cilën do të shqyrtojë një varg projektligjesh, si dhe raporte, rezoluta e deklarata.