Kuvendi mban seancë të enjten, PDK-ja pritet t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet të enjten për seancën plenare, ndërsa, PDK-ja ka theksuar se do t'i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, por vlerëson vështirësitë në votimin e projektligjeve

Abelard Tahiri, PDK

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka njoftuar se Kuvendi do të mblidhet të enjten për të vazhduar seancën e papërfunduar.

Ai ka konfirmuar se PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, por që ka shtuar se do të jetë vështirë që të votohen projektligjet në rend dite.

“Do të jenë seancë që ka qenë e pa përfunduar pra dy jave. Ju e dini që tash e dy seanca sesioni vjeshtor nuk po arrijnë të filloj si shkak i mungesë se mazhoranves”, ka theksuar ai.

“Qëndrimet PDK janë të njëjta do të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Duke që do të jetë vështirë që të kalohen edhe këto projektligje”, ka thënë ai.

Tahiri, shpreson që se komuniteti ndërkombëtar nuk do të vendosë sanksione të reja ndaj Kosovës për shkak të masave të vendosura ndaj produkteve serbe.

Deputeti i PDK-së, beson se partia e tij do t’i japë Kosovës një Qeveri të re, e cila di t’i japë zhvillim ekonomik dhe frymë të re vendit.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika