Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Në Kuvendin e Kosovës, këtë të enjte do të mbahen dy seanca, njëra e jashtëzakonshme e tjetra vazhdim i seancës

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen këtë të enjte për të mbajtur vazhdimin e seancës së kaluar, e më pas për të vazhduar në një seancë të jashtëzakonshme.

Në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti, si dhe ai për Ligjin për zyrtarët publikë.

Seanca e parë do të nisë në orën 11:00, ndërkaq seanca e jashtëzakonshme do të fillojë prej orës 14:00.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën ka pritur në takim bashkatdhetarët në Parlamentin e Kosovës.

Ai ka thënë se veprimtaria e mërgatës ka qenë vazhdimisht vendimtare sa i takon çlirimit të Kosovës dhe shtetimit të saj, e deri te kontributi në ekonominë e vendit dhe procesit të demokratizimit të sferës publike dhe institucioneve.

“Funksioni i saj nuk ka mbaruar dhe as do të përfundojë ndonjëherë, duke qenë element kyç i pandashëm i kombit tonë. Duke qenë e tillë, ne jemi të angazhuar që mërgatës tonë t’ia ofrojmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme ligjore që ajo të vijë sa më pranë nesh në mënyrë sa më të lehtë, e nga ana tjetër, institucionet dhe mekanizmat tona të mund të asistojnë sa më shumë mërgatën nëpër vendet përkatëse në Evropë dhe më gjerë”, shkroi ai në Facebook.

Kryeparlamentari Konjufca ka potencuar se bashkatdhetarët kanë dhënë gjithnjë e gjithçka kanë mundur për Kosovën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika