Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për mbështetjen urgjente financiare të Policisë

Deputetët e Parlamentit të Kosovës do të mblidhen për një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të diskutohet për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Parlamentit të Kosovës do të mblidhen për një seancë të jashtëzakonshme, të enjten e 12 tetorit.

Seanca pritet të nisë në orën 11:00.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë.

Të mërkurën, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka treguar se kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për ta miratuar rezolutën që mbështetë dhe forcon Policinë e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht pas 24 shtatorit, PDK konsideron se forcimi dhe mbështetja e Policisë duhet të jetë prioritet shtetëror – andaj nuk mund ta pranojnë këtë qasje neglizhuese të pushtetit dhe të qëndrojnë duarkryq.

Dokumenti përmban edhe nënshkrimet e 33 deputetëve të: Grupit Parlamentar të PDK-së, të LDK-së dhe AAK-së.

Sipas draft-rezolutës thuhet se duhet të obligohet Qeveria që brenda afatit prej 15 ditësh nga miratimi i rezolutës, të bëjë ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës dhe atë në mënyrë retroaktive nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik (për secilin muaj).

Në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5 tetor 2023.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika