Kuvendi mban seancën e radhës

Të mërkurën e tetë shkurtit, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, në rend të ditës janë tri pika të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare

Kuvendi i Kosovës, këtë të mërkurë do të mbajë seancë plenare e cila do të nisë nga ora 12:00.

Sipas njoftimit, në rend të ditës janë tri pika të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor, 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023:

  • Votimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
  • Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022:
  • Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.
  • III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022:
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
  • Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
  • Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
  • Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  • Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  • Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
  • Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca.

Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se seanca e parë do të mbahet të mërkurën e 8 shkurtit duke filluar nga ora 12:00, dhe në rend dite do të ketë shqyrtimin e pikave të papërfunduara të seancave të kaluara.

Ndërsa, të enjten e 9 shkurtit do të mbahet seancë plenare në orën 10:00, në rend dite do të ketë një mori votimesh, në mesin e shumë pikave do të jetë edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore ku do të diskutohet për vlerën e koeficientit që është përcaktuar nga Qeveria e Kosovës të mërkurën e 1 shkurtit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika