Kuvendi mban seancën e radhës, në rend dite disa projektligje

Të enjten, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e radhës, ku në rend dite do të jetë votimi në parim i projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg

Kuvendi i Kosovës





Të enjten e 27 tetorit duke filluar në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës, ku në rend dite do të jetë votimi në parim i projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe votimi në parim i projektligjit për mbështetjen e punëve publike.

Po ashtu në rend dite është edhe votimi në parim i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për noterinë.

Pikat e tjera në rend dite,

  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
  • Votimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,
  • Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i  Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të Përgjithshëm për Raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,
  • Propozimi i GP “Multietnik” dhe i GP-LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
  •  Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika