Kuvendi mban sot seancë plenare, në rend dite 32 pika

Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare

Kuvendi i Kosovës./ Foto: Anduena Bajqinovci.

Kuvendi i Kosovës, duke filluar nga ora 10:00, do të mbajë seancë plenare.

Në rend dite janë 32 pika, në mesin e tyre edhe votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar.

Po ashtu, në rend dite do të jetë votimi për themelimin e komisionit hetimor mbi përgjegjësitë e Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe zhdukjen e mostrave të rastit “Dehari”.

Pritet të votohet edhe projektrezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

Rendi i ditës:

  • Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  • Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  •  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
  • Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-249  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  • Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L010 për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149,
  • Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave,
  • Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë,
  • Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,
  • Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
  • Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
  • Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
  • Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
  • Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
  • Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
  • Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
  • Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika