Kuvendi i Kosovës të enjten e 22 dhjetorit do të mbajë tri seanca, dy plenare dhe një të jashtëzakonshme.
Seanca e parë plenare do të fillojë në orën 10:00, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Seanca e jashtëzakonshme do të fillojë në orën 12:00, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.
Ndërsa në orën 13:00 do të fillojë seanca e tretë plenare, e cila, në mesin e shumë pikave, në rend dite do të ketë shqyrtimin e parë të Projektligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Rendi i ditës
Seanca plenare,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.
Seancë e jashtëzakonshme
- Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.
Seanca plenare
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/l-152 pёr anti dopingun,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
- Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.