​Kuvendi miraton projektligjin për antidoping

Foto ilustrim, Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për antidoping.

Kuvendi me 64 vota për ka miratuar projektligjin për antidoping, së bashku me 15 amendamente vijuese.

Për këtë projektligj votuan edhe deputetët e opozitës.

Ndërkaq, Kuvendi nuk ka pasur kuorum për miratimin e projektligjit për ndryshimin e ligjit për Miniera dhe Minerale.

Pas përfundimit të këtyre pikave, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka mbyllur seancën plenare, duke thënë se pikat e mbetura që ishin në rend dite do të trajtohen në seancat e ardhshme.

Ndërsa, as në të dytën herë që është hedhur në votim, nuk ka kaluar projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizues të Asistuar, për të cilin, Kuvendi nuk pati kuorum.

Kjo pasi 10 deputetë të pushtetit abstenuan të njëjtin projektligj. Megjithatë, pro këtij projektligji ishin 43 deputetë.

Konjufca kishte treguar se vetëm 53 deputetë morën pjesë në atë votim dhe i njëjti i është bartur seancës së ardhshme plenare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika