Kuvendi miraton projektligjin për KPK-në, përkundër kritikave nga BE-ja

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Miratimit të këtij ligji i ka paraprirë edhe votimi i 19 amendamenteve.

Ai u votua me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

BE kishte thënë se Kosova nuk kishte kërkuar opinion përcjellës nga Komisioni i Venecias, përkundër faktit se me vendosjen e Komisionit Parazgjedhor, plotësim/ndryshimet parashikojnë një strukturë të re institucionale për emërimin e anëtarëve joprokurorë.

BE kishte rekomanduar që të rikonsultohet Komisioni i Venecias për këtë projektligj, derisa kishin theksuar: Andaj, BE-ja përsërit rekomandimin e vet të fortë që të rikonsultohet Komisioni i Venecias për këtë projektligj. BE-ja thekson më tej me shqetësim se përkundër këshillave dhe mbështetjes sonë të vazhdueshme që i kemi dhënë qeverisë dhe komisioneve përkatëse të Kuvendit, komentet tona nuk janë marrë parasysh, duke përfshirë ato në lidhje me rritjen e pluralizmit dhe pavarësisë së Komisionit Parazgjedhor për të siguruar përafrimin me standarde evropiane.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika