Kuvendi miraton tri projekt ligje

Kuvendi i Kosovës

Në seancën e së enjtes, Kuvendi ka miratuar tri projekt ligje, të cilat kishin mbetur pa u hedhur në votim në seancën e kaluar.

Në seancë u miratuan në parim Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Projektligji për Ushqim.

Këto projektligje i votuan vetëm deputetët e pozitës, pasi që ata të opozitës nuk morrën pjesë në votim.

Mungesa e disa deputetëve të komuniteteve ka bërë që projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale të shtyhet për një seancë tjetër.

 Miratohet Projektligji për vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura

Është miratuar në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me votimin e  projektligjit akademia e drejtësisë nuk do t’i japë llogaridhënie Kuvendit por sistemit gjyqësor, apo Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Po ashtu sipas Sveçlës, do të bartet nga Kuvendi i Kosovës tek Ministria e Drejtësisë.

Bartje të llogaridhënies do të pësoj edhe Agjencia për menaxhimin e komplekseve memorialë, e cila me votimin e projekt ligjit do t’i raportojë Ministrisë së Kulturës.

“Autoriteti i Aviacionit Civil që aktualisht është agjencia e pavarur që i përgjigjet Kuvendit, bëhet agjenci rregullatore në kuadër të Qeverisë me elemente të mbikëqyrjes së performancës nga ministri kompetent për transport”, ka thënë ai.

Nuk miratohet rezoluta nga debati për rritjen e çmimeve dhe Projektligji për Festat Zyrtare

21 vota për, kundër asnjë dhe 63 kanë abstenime kanë bërë që rezoluta për debatin parlamentar në lidhje me rritjen e çmimeve të mos miratohet.

Kjo pikë kishte mbetur nga seanca e jashtëzakonshme e 15 marsit.

Ndërkaq, nuk u votua as projektligji për festat zyrtare, për të cilin nevojiteshin edhe dy të tretat e votave të pakicave.

Propozuesi i këtij Projektligji, deputeti Fridon Lala propozoi që kjo pikë të shtyhet sërish në një  nga  seancat e ardhshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika