Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në përkujtim të masakrës së Srebrenicës

Kuvendi i Kosovës, e ka filluar seancën me një minut heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës

Kuvendi i Kosovës e ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës, e cila konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha në Evropë.

Përvjetori i kësaj masakre, e cila u krye nga forcat serbe, është nesër më 11 korrik.

“Nesër është 28-vjetori i masakrës së Srebrenicës, është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore në kontinentin evropian. Më 11 korrik 1995, forcat kriminale serbe vranë mbi 8 mijë e 743 boshnjakë në Srebrenicë, për këtë arsye propozoj ta përkujtojmë këtë ditë”, tha Konjufca.

Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000[6] boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni”, e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të Brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika