Kuvendi nuk e miraton Projektligjin për Trustin

Me vota 44 për, 57 kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti-i

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë temë, u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Kategorikisht kundër këtij projektligji është shfaqur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se një veprim i tillë do ta dëmtonte të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq, deputetët e opozitës, thirreshin në pasojat e krizës ekonomike që ka ndikuar në vend.

Sipas tyre, kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, është kërkesë e qytetarëve dhe jo e tyre.

Me kërkesë për miratim të projektligjit për Trust, ishin mbajtur dy protesta para Kuvendit të Kosovës, ku kishin marrë pjesë qytetarë dhe pjesëtarë të partive politike opozitare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika