Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum në vendimmarrje për të miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Megjithëse në sallën plenare ishin të pranishëm 62 deputetë të mazhorancës në votim morën pjesë vetëm 54.
Menjëherë pas dështimit të votimit të Statutit është mbyllur edhe seanca e sotme e kuvendit.