Kuvendi pritet të mbajë seancë për buxhetin e vitit 2025

Kuvendi i Kosovës këtë të hënë do të mbajë seancë plenare

Kuvendi i Kosovës, 4 nëntor 2024.

Kuvendi i Kosovës këtë të hënë do të mbajë seancë plenare, e cila pritet të fillojë nga ora 10:00.

Në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Të hënën e kaluar seanca plenare ishte ndërprerë për shkak që nuk kishte kuorum për të vazhduar me pikat e rendit të ditës.

Në seancë nuk ishin të pranishëm shumica e deputeteve të VV-së. Ata lëshuan sallën e Kuvendit pas fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Valon Ramadanin.

Kështu në mungesë kuorumi ka dështuar edhe votimi i propozimit të PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Gjashtë deputetë të PDK-së kanë propozuar shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së.

Nga foltorja e Kuvendit, Ramadani akuzoi PDK-në dhe LDK-në se kanë për synim “ri-kapjen” e RTK-së, duke thënë se VV-ja e ka “ç’kapur” këtë institucion prej tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika