Kuvendi s’e voton raportin e Komisionit për mandate

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit


Nuk ka kaluar Komisioni ad-hoc për verifikimin e mandateve të deputetëve. 52 vota pro, 46 kundër edhe 11 abstenime kanë rezultuar me mos vazhdimin të mëtutjeshme të seancës konstituive.

Komisioni i përkohshëm para deputetëve paraqiti raportin dhe kërkoi që ai të votohej, me qëllim që të verifikoheshin mandatet 120 deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt, në bazë të listës së certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deputetët e LVV-së dhe të Nismës Socialdemokrate kanë votuar për raportin. Kundër ishin ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Pesëdhjetë e dy deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar. Në bazë të kësaj, konstatojmë se raporti i Komisionit të përkohshëm nuk kalon”, tha kryesuesi i seancës.

Kryesuesi i seancës ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike që të konsultohen, duke bërë që Kuvendi sërish të shkojë në pauzë.

Vlen të theksohet se Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit, disa çaste më parë.

Komisioni për mandate përfundon takimin


Ka përfunduar takimi i komisionit për mandate. Ndërsa deputetja, Time Kadriaj ka njoftuar se PDK-LD-AAK kanë votuar kundër raportit në Komisionin për mandate të deputetëve.

Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit anëtar i Komisionit për verifikim të mandateve, ka njoftuar se është shqyrtuar dokumentacioni për legjislaturën e nëntë, e kundër këtij raporti kanë qenë deputetët e PDK-së, LDK-së dhe të AAK-së.

Pro dokumentacionit ishte Lëvizja Vetëvendosje.

Ai përmendi numrin e deputetëve të partive, derisa tha se në sallë janë 119 deputetë prezentë.

Kryetari i këtij Komisioni në foltoren e Kuvendit ka njoftuar se janë certifikuar 120 deputetë, ku nga Lëvizja Vetëvendosje ka 48 deputetë, PDK- 24 deputetë, LDK 20 deputetë, . Lista Serbe 9 deputetë, AAK-NISMA-Konservatorët- Intelektualët 8 deputetë etj.

Ndryshe, Partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë propozuar emrat e tyre për anëtarë të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Ky komision udhëhiqet nga LVV-ja, partia fituese e zgjedhjeve.

Formimi i këtij komisioni është pika e parë e rendit të ditës të seancës konstituive të Kuvendit.

Në sallë janë të pranishëm 119 deputetë, të cilët votuan për krijimin e këtij komisioni të përkohshëm.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika