Kuvendi shkarkon Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Në seancën e sotme Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar kryesuesen dhe tre anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar kryesuesen dhe tre anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) në seancën e sotme.

Partitë opozitare nuk janë pajtuar me këtë shkarkim, të cilat nuk kanë marrë pjesë në votim. Deputetët opozitarë kanë deklaruar se ky bord ishte emëruar nga vet pushteti, por tashmë po shkarkohen jashtëligjshëm.

Shumica parlamentare me votim ka shkarkuar kryesuesen e bordit, Selvete Grajqevci Pllana, Gani Kastrati anëtar, Gani Maliqin anëtar dhe po ashtu Rrezarta Pushkolli Makollin e cila ka qenë anëtare e bordit.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka rekomanduar që Kuvendi të shkarkojë anëtarët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Ndërsa, deputeti i VV-së, Armend Muja ka thënë se kanë konstatuar që në vazhdimësi, janë licencuar kompani që nuk kanë kryer detyrimet ndaj KPMM-së dhe po ashtu janë proceduar penalisht për shkelje të ligjit.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika