Kuvendi sot bashkon të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme

Këtë të premte, Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës organizon një seancë të veçantë në sallën plenare të Kuvendit. Tema e diskutimit është "Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces", e cila do të bashkojë të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Grupi Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës këtë të premte do të mbajë një seancë ndryshe nga ato atë të zakonshmet.

Kjo seancë shënjuese do t’i bashkojë të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

Seanca mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Kuvendit, seanca do të nisë në ora 11:00.

Fjalimet hyrëse do të mbahen nga Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Tinka Kurti, kryetare e Grupit të Grave Deputete.

“Po ashtu fjalime do të mbajnë: Albana Gashi  nga LVV, Flora Brovina nga PDK, Besa Gaxherri nga LDK, Teuta Haxhiu nga AAK dhe Müfera Srbica-Şinik nga Grupi Multietnik. Ky aktivitet përkrahet nga UNWOMEN në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendi të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika