Kuvendi sot mban seancë për sigurinë në Kosovë

Depuetetët e Republikës së Kosovës, do të kenë për rend të ditës, shumë pika diskutimi dhe një ndër temat më me rëndësi është ajo e sigurisë së vendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës sot (e marte) më 19 prill do të mblidhen deputetët e pozitës dhe opozitës për të debatuar mbi sigurinë në Kosovë.

Në ora 10:00 është planifikuar të fillojë seanca, ku, sipas rendit të ditës, do të vazhdojë nga pika e tretë, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Kuvendi i Kosovës

vijim janë pikat e rendit të ditës, të cilat kanë mbetur në gjysmë.

Rendi i ditës,

3.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

  1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë.
  2. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë.
  3. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.
  4. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor.
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi.
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale.
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi publike.
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Sprovues të Kosovës.
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
  14. Emërimi i dy anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Kjo seancë pritet të ketë debat të gjerë parlamentar, pasi do të diskutohet tema për sigurinë e vendit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika