Kuvendi vazhdon seancën plenare

Të hënën, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të vazhduar seancën plenare, në të cilën, në mungesë kuorumi të enjten e kaluar, nuk kaluan projektligjet që ishin në rend dite

Kuvendi i Kosovës





Kuvendi i Kosovës të hënën e 24 tetorit do të vazhdojë me seancën e radhës.

Javën e kaluar, në mungesë kuorumi, nuk u votuan në lexim të parë dy projektligje, të cilat edhe ishin në rend dite, shqyrtimi i parë i projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe shqyrtimi i parë i projektligjit për mbështetjen e punëve publike.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kishte deklaruar se vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim, prej 70 deputetësh sa ishin të pranishëm në sallë.

Ndërkaq, opozita nuk mori pjesë në votim.

Opozita nuk e mbështeti projektligjin për produktet bazë me arsyen se është në kundërshtim me kushtetutën, ndërsa pozita ka thënë se është i domosdoshëm pasi bën rregullimin e çmimeve në treg dhe parandalon abuzimin e ngritjes së çmimeve nga tregtarët.

Ndërkaq, për projektligjin për mbështetjen e punëve publike, kanë propozuar që projektligji t’i rikthehet Qeverisë, të propozohet kostoja buxhetore e të rikthehet për shqyrtim dhe të bëhet një ligj i zbatueshëm për vendin.

S’ka kuorum për votimin e projektligjit për masat e përkohshme të produkteve bazë





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika