Kuvendi i Kosovës në seancën e së mërkurës ka zgjedhur Arta Hoxhën si anëtare joekzekutive të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Pjesë e votimit ishin 90 deputetë, teksa Arta Hoxha mori 47 vota, ndërsa kundër kandidati i saj, Valdrin Kasumaj, mori 35 vota.
Po ashtu, tetë nga votat ishin të pavlefshme.
Po ashtu në këtë seancë Kuvendi ka formuar edhe Komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb dhe një nga komuniteti shqiptar.
Ndërsa, nuk ka kaluar Raporti i Komisionit hetimor parlamentar, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Në seancë janë trajtuar pikat e papërfunduara nga gjashtë seancat e kaluara të muajit shkurt, mars, prill.