Nga 13 marrëveshje ndërkombëtare të cilat janë paraparë të votohen sot në Kuvendin e Kosovës, 10 janë miratuar, dy janë rrëzuar dhe një tjetër është shtyer.
Me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së, Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren” u shty, me kërkesë që të jepen informata shtesë.
Derisa deputetët nuk kanë votuar për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, dhe pikën 3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Me 92 vota për, Kuvendi miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,
Me po aq vota u miratua edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik.
Po ashtu me 92 vota për kaloi edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Me 92 vota për ka kaluar i projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat.
Me 91 vota për ka kaluar projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.
Me 89 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar i projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”.
S’kalon marrëveshja për burgjet me Danimarkën, dështon ratifikimi në Kuvend