“Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, rikthehet me sezonin e tretë

Afërdita Paqarada, Blero e Adea Pula vijnë me intervista ekskluzive në premierën e sezonit të tretë të “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”

Pamje nga intervistat ekskluzive me Afërdita Paqarada, Blero dhe Adea Pula

Emisioni “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, tashmë është bërë e ditur se do të rikthehet me sezonin e tretë në Televizionin Dukagjini.

Nën moderimin e gazetarit, Artan Telaku, emisioni i shumëpërfolur për të rejat nga bota e showbizit do të rinis sezonin e tretë këtë të diel duke filluar nga ora  21:00.

Të ftuarit e parë që do të nisin këtë sezon të emisionit, janë e përzgjedhura e parë si Miss Kosova, Afërdita Paqarada, e cila së fundi ka qenë duke komentuar si opinioniste banorët e shfaqjes televizive në Big Brother Vip Kosova.

Por, ajo para dy javëve është larguar nga kjo shfaqje, dhe arsyen e vërtetë do ta rrëfejë në emisionin e RTV Dukagjinit, “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Po ashtu, në këtë episod do të jenë të ftuar për intervistë ekskluzive edhe dy këngëtar të njohur në skenën shqiptare, si Blero dhe Adea Pula.

Ata do të rrëfejnë të përfolurat nga jeta e tyre si në atë profesionale gjithashtu edhe në atë private.

Andaj mos e humbisni premierën e emisionit në televizionin Dukagjini, por edhe episodet të tjera që do të jenë në dispozicionin e tuaj, çdo të diel duke filluar nga ora 21:00.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika