Ky është vendi, në të cilin uji sfidon gravitetin

Rrjeti hidraulik i Spanjes që iimpresionon inzhinierët

Pallati Alhambra. Foto: espanaguide.com. https://www.espanaguide.com/granada/things-to-do-in-granada/

Në pallatin Alhambra të Granadës, një vepër hidraulike 1 mijë vjeçare, ende i bënë përshtypje inzhinierëve.

Pallati i Alhambre është një kompleks pallatiesh i shekullit 13 dhe është një nga shembujt më ikonik në botën e arkitekturës maure. Uji në këtë pallat rrjedh në kanale që ftohin ndërtesat, buron nga burimet në dhoma madhështore. I njëjti sistem i ndërlikuar sjell ngjyra në kopshtet e famshme të Generalife, ish-pallati veror fqinj.

Në atë kohë, ky rrjet hidraulik ishte një nga rrjetet më të sofistikuara në botë dhe ishte në gjendje të sfidonte gravitetin dhe të ngrinte ujin nga lumi, gati një kilometër më poshtë, transmeton “BBC Travel”.

Kjo vepër hidraulike u bënë përshtypje edhe inzhinierëve, në një ese mbi momentet kyçe në historinë e ujit në qytetërim,.

Programi Hidrologjik Ndërkombëtar i UNESCO-s vuri në dukje se “teknologjia moderne e ujit i detyrohet trashëgimisë së këtyre kopshteve dhe banjeve”.

Të cilat dikur shijoheshin vetëm nga të pasurit, por sot i kanë bërë kopshtet dhe banjet e shtëpive private, të përballueshme dhe praktike.

Pallati i Alhambres. Foto: espanaguide.com. https://www.espanaguide.com/granada/things-to-do-in-granada/

Për mijëvjeçarë me rradhë, qytetet e mëdha kanë qenë në brigjet e lumenjeve, të liqeneve dhe deteve. Kjo ishte e vërtetë edhe për Mbretërinë e madhe të Granadës, e cila u zhvillua përgjatë lumenjëve Darro dhe Genil, në atë që do të bëhej bashkësia autonome e Spanjës dhe Andaluzisë.

Për sundimtarët islamikë që kontrolluan këtë dhe pjesë tjera të Spanjës për 800 vjet, uji luajti rol integral në shoqëri, jo vetëm për mbijetesë por edhe për qëllime fetare dhe estetike.

Pallati i Alhambres. Foto: espanaguide.com. https://www.espanaguide.com/granada/things-to-do-in-granada/

Drejtori i Përgjithshëm i Bordit të Administrimit të Alhambra-së dhe Generalife, Rocio Diaz Jimenez ka thënë se “Në islam, uji është origjina e jetës, është një simbol i pastërtisë dhe vepron si pastrues i shpirtit dhe trupit dhe konsiderohet si i devotshëm”.

Shatervanet publike, të zbukuruara me pllaka qeramike, ishin të shumta në rrugët e qyteteve andaluziane. Ato vendoseshin para xhamiave për të marrë abdes ose pranë portave të qytetit të shuanin etjen e qytetarëve. Edhe në shtëpiu, ujii ishte fokusi.

Pallati i Alhambres. Foto: espanaguide.com. https://www.espanaguide.com/granada/things-to-do-in-granada/

Diaz ka thënë se “Ishte e rrallë që një oborr spanjoll andaluzian të mos kishte veçori qendrore ujore, pavarësisht sa i përulur ishte qoftë edhe një pishinë, një shatërvan ose një pellg. Uji është gjithashtu pjesë e thelbit të Alhambrës dhe mund të konsiderohet si një element themeor për ekzistencën e tij”.

Ndërsa, maurët e hershëm kishin përdorur “acequla të thjeshta” ose kanale të vogla në zonat përreth me shekuj me rradhë. Duke u bazuar në teknikat e ujitjes që kishin mësuar nga persianët dhe romakët gjayë zgjerimit të tyre, përmes Mesdheut dhe Gadishullit Iberik. Risia e madhe e nasridëve ishte të projektonin një mjet që tranbsportonte ujë 6 kilometra nga liumi më i afërt dhe më pas në kompleksin e tyre, në oborret e tyre, të kopshteve dhe banjeve.

Diaz për këtë çështje, Diaz thekson se gjithqka tregon se nasridët ishin të parët që sollën ujë në zonën e Sabikës dhe e bën këtë vend të banueshëm.

Pallati i Alhambres. Foto: espanaguide.com. https://www.espanaguide.com/granada/things-to-do-in-granada/

Të fundit nga rubrika