“Ky krim do të dënohet rëndë”, thotë Osmani për vdekjen e 14-vjeçares në Shkup

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shprehur zemërimin dhe zhgënjimin e tij në lidhje me vdekjen e Vanja Gjorçevskas, një vajzë 14-vjeçare e cila ishte zhdukur ditë më parë. Ministri ka njoftuar se ky krim do të dënohet ashpër dhe ka shprehur bindjen e tij se Prokuroria dhe Policia janë duke punuar për të zbardhur çështjen në detaje

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me rastin e vdekjes së 14-vjeçares së zhdukur një javë më parë, duke thënë se kjo ngjarje është “një tragjedi e tmerrshme”.

Osmani, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka paralajmëruar se ky krim do të dënohet ashpër.

“Vdekja e parakohshme e Vanjës është një tragjedi e tmerrshme që na ka prekur të gjithëve. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe të afërmve; mendimet tona janë me ju, megjithëse e dimë se asgjë nuk mund ta kompensojë zbrazëtinë tuaj”, ka thënë Osmani.

“Ky krim do të dënohet rëndë, për çka jam i bindur se Prokuroria dhe Policia kanë vënë të gjitha kapacitetet e tyre për të zbardhur me kujdes dhe saktësi rastin deri në detaje”.

Ai tutje ka deklaruar se do të zbulohen të gjitha detajet e këtij rasti.

“Opinioni me të drejtë kërkon transparencë të plotë. Sado tragjike apo e frikshme të jetë, duhet të përballemi me të gjitha motivet dhe detajet e këtij rasti; jo vetëm për t’i hequr spekulimet dhe manipulimet e shumta, por edhe për t’u pjekur si shoqëri, për të edukuar fëmijët tanë, që të mos harrojmë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Policia dhe Prokuroria maqedonase kanë njoftuar se kanë gjetur trupin e pajetë të Vanja Gjorçevskas, vajzës 14-vjeçare e cila ishte zhdukur një javë më parë në Shkup.

Dyshohet se pesë persona, përfshirë babain e vajzës, kanë lidhje me këtë ngjarje.

Një trup tjetër i pajetë është gjetur në Veles dhe autoritetet thonë se dy rastet kanë lidhshmëri, apo janë kryer nga të njëjtit autorë.

Sipas organeve policore dhe Prokurorisë, motivi për kryerjen e vrasjeve besohet të jetë “përfitimi material”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika