“Ky pushtet është antidemokratik”, thonë nga PSD

Teutë Rrusta thekson se qeveria në krye me kryeministrin Albin Kurti, duhet të rrëzohet menjëherë, “me kauzën e Asociacionit”

“Ky pushtet është antidemokratik”, thotë Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate.

Ajo, në emisionin “Debat Plus, ka thënë se kjo është ajo që e bashkon gjithë opozitën, ngase, sipas saj, të gjitha partitë opozitare pajtohen me këtë tezë.

Rrusta thekson se qeveria në krye me kryeministrin Albin Kurti duhet të rrëzohet menjëherë, “me kauzën e Asociacionit”.

“Jemi për zgjedhje të shkaktuara nga opozita. Një diçka që na bashkon krejt opozitën dhe individë nga shoqëria civile është që ky pushtet është antidemokratik, për këtë pajtohen krejt”, thotë ajo.

Ajo potencon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, por, sipas saj, asnjëherë duke qenë pjesë e asaj që ajo e quan “agjenda e pushtetit”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika