‘La Fazani’ shpalos më shumë detaje për publikun dhe shpreh rëndësinë e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK

Arber Salihu me emrin artistik "La Fazani" triumfoi në festivalin e parë të këngës në (RTK) me këngën e tij "Oj Kosovë". Gjatë emisionit, ai ka ndarë emocionin e fitores dhe shprehet për rëndësinë e ngjarjes për muzikën në Kosovë, duke shpresuar që ky festival do të vazhdojë të zhvillohet me sukses dhe të bëhet një pjesë e rëndësishme e skenës muzikore në vend

Arber Salihu në Reload

Konkurenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” është shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Radio Televzionin e Kosovës (RTK).

Arber Salihu i njohur me emrin e tij artistik “La Fazani”, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka shpalosur më shumë detaje rreth kësaj kënge dhe edicionit të parë të Festivalit të RTK-së

“Gjithmonë është kënaqësi me t’u shpërbly puna dhe është shumë ndjenjë e mirë kur e bën një këngë dhe e sheh që po ka reaksion prej njerëzve, e kam vrejtur prej publikut në sallë që kjo këngë është duke u pëlqyer”, ka thënë Salihu.

Tutje, ai ka theskuar se “është hera e parë që po bëhet dhe është rast historik që Kosova me bë festival dhe shpresoj që të zgjasë kjo përjetë dhe ky festival të jetë pjesë e jetës tonë”.

“Këngën e kam bërë pikërisht për festival, më ka thirrur Florent Bushnjaku, i cili është drejtor artistik i festivalit dhe ai ka thirrur njerëz që ka menduar që e pasurojnë festivalin, pasi jo shumëkush i ka besuar edicionit të parë që ka me shku mirë dhe shumë emra të cilat kanë mundur me marrë pjesë, nuk kanë marrë pjesë”, vijon ai.

Ndryshe, edhe Çmimi i Kryeqytetit në Festivalin e Këngës i kishte takuar konkurrentit “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”.

Çmimi artistit iu nda nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Mrekulli me qenë këtu në Sallën e Pallatit të Rinisë, e cila ka pësuar nga një zjarr i madh, e nga ai ka dalë një feniks i madh që e keni bërë ju bashkë me stafin e Pallatit të Rinisë dhe Komunës së Prishtinës. Dhe në këtë festival kemi artistë të mrekullueshëm si La Fazani”, kishte thënë Rama teksa kishte ndarë çmimin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika