Lagarde paralajmëron rritje të mëtejshme të normave të interesit të BQE-së

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane(BQE), Christiane Lagarde ka shtuar se banka synon të ulë inflacionin "në kohën e duhur", duke shtuar se "sa larg duhet të shkojmë dhe sa shpejt, do të përcaktohet nga perspektiva e inflacionit"

Presidentja e Bakës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde





Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde ka paralajmëruar se bankës mund t’i duhet të rrisë normat e interesit përtej tërheqjes së stimulit, duke shkuar në një territor që mund të frenojë rritjen.

“Ne presim të rrisim më tej normat dhe tërheqja e akomodimit mund të mos jetë e mjaftueshme”, ka thënë Lagarde në Kongresin Bankar Evropian në Frankfurt.

Lagarde ka shtuar se banka synon të ulë inflacionin “në kohën e duhur”, duke shtuar se “sa larg duhet të shkojmë dhe sa shpejt, do të përcaktohet nga perspektiva e inflacionit”.

Në tetor të këtij viti, Eurozona ka goditut nivelet rekord të inflacionit prej 10.7 për qind, e cila norma më e lartë që nga statistikat e para të marra në vitin 1997.

Ndërsa, zyrtarët e bankës kanë thënë se futja e normave më të larta tani do të shmangë nevojën për masa edhe më drastike më vonë nëse inflacioni vazhdon të dalë jashtë kontrollit, raporton euronews.

Inflacioni në Evropë është intensifikuar nga çmimet e larta të gazit natyror të shkaktuar nga shkurtimet e Rusisë në furnizimin me gaz, për shkak të luftës në Ukrainë.

Që nga korriku, banka qendrore ka ngritur standardet e saj me dy pikë përqindje të plota.

Lagarde ka paralajmëruar qeveritë kundër shpenzimeve të tepërta për të mbështetur konsumatorët dhe bizneset e goditura nga kostot e larta të energjisë.

Sipas saj, përndryshe shpenzimet mund të rrisin kërkesën dhe rrjedhimisht inflacionin, dhe të dobësojnë stimujt për njerëzit për të kursyer energji.

Normat më të larta janë një mjet kyç për frenimin e inflacionit dhe përdorimi i tyre mund të ngrejë shqetësime për ndikimin në rritje.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika