“Lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje për shkak të avarisë”

Kryeshefi i Termokos, Fisnik Osmani, ka njoftuar se sonte lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje.

Ai tha se në orët e pasdites në rrjetin primar që furnizon me ngrohje këtë lagje ka ndodhur një avari, për të cilën ekipi i mirëmbajtjes është duke punuar intensivisht për sanimin e saj. Ai shtoi se deri në krijimin e kushteve teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të mbetet pa ngrohje.

“Lagja Kalabria, sonte do të jetë pa ngrohje!

Në orët e pasditës, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e lagjës Kalabria, është shfaqur një avari – të cilën kolegët tanë dhe ekipet e mirëmajtjes janë duke bërë prëpjekje të mëdha që të sanohet.

Deri në krijimin e kushteve të nevojshme teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të jetë pa ngrohje!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika