Pas përfundimit të protestës në veri, e cila ishte e organizuar nga Lista Serbe, “Lagjja e Boshnjakëve” është mbushur me flamuj të Kosovës dhe Serbisë.
Protesta e serbëve ishte e organizuar në sheshin “Car Lazar” nga ora 12:00 në Mitrovicë të Veriut.
Edhe para fillimit të protestës, një grup i të rinjve në lagjen e boshnjakëve, në Mitrovicë, kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Qytetarët të cilët e kanë marrë këtë iniciativë kanë thënë se kjo po bëhet për të treguar se veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve.
Fillon protesta në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut