Kandidati për deputet me numër 90 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj sonte (e marte) ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe në Bishtazhin.
Brahimaj ka thënë se këta banorë ishin të vendosur për ndryshim në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Tutje kandidati me numrin 90 në listën për ‘Kosovën Fituese’ në postimin e tij në Facebook është shprehur se vizioni dhe programi i tyre po gjen mbështetje gjithandej vendit.
Brahimaj ka falënderuar qytetarët e këtyre fshatrave për besimin dhe përkrahjen e pakursyer në rrugëtimin për një Kosovë të integruar në familjen euroatlantike.
Postimi i plotë i Lahi Brahimajt:
Në takimet e mbrëmjes me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe Bashkësinë Lokale Bishtazhin, isha edhe një herë dëshmitar për forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.
Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit, duke reflektuar aspiratën e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze.
Në Kuvendin e ardhshëm, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë, duke i dhënë fund ngecjes dhe izolimit. Faleminderit të gjithëve për besimin dhe përkrahjen e pakursyer në rrugëtimin tonë drejt një Kosove më të fortë, më të begatë dhe të integruar plotësisht në familjen euroatlantike.
Për Kosovën Fituese
Ramush Haradinaj
Lahi Brahimaj