Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj ka përkujtuar heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në 28 vjetorin e rënies së tyre.
Brahimaj ka thënë se “Sot më kthehen kujtimet e takimeve të para me Zahirin, në ditët kur po hidhnim themelet e organizimit tonë të shenjtë për liri”.
Kandidati me numër 90 për deputet nga lista për ‘Kosovën Fituese’ me numër 137, është shprehur se Zahiri, Edmondi e Hakifi me guximin e tyre treguan rrugën e vetëmohimit për Atdhe duke u bërë frymëzim për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“28 vjet më parë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu janë shndërruar në pishtarë të pathyeshëm të lirisë sonë. Me guximin dhe vendosmërinë e tyre, na treguan rrugën e vetëmohimit për Atdhe”.
“E kemi për detyrë të mbrojmë e të çojmë përpara idealet për të cilat ata flijuan jetën. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.