Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
Lajçak në një intervistë për “Atlantic Council” tha se Asociacionin, Kosova duhet a sheh si obligim dhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë dhe jo si kërcenim apo dënim.
“Askush s’ka për interes të dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës sipas standardeve evropiane”, ka thënë Lajçak.
Lajcak theksoi se në tavolinë i ka 16 modele evropiane ekzistuese për Asociacionin.
“…kemi shikuar modele ekzistuese dhe mund të iu them që këtu në tavolinën time kam 16 modele evropiane, por nuk mund t’i listoj ato. Nuk dua të tregohem se po bëj favor për një palë apo tjetrën”, ka shtuar Lajcak.
What is the outcome of the meeting between Kosovo and Serbia in Brussels and can a full agreement on normalization be reached? @MiroslavLajcak,@eu_eeas, joins @IlvaTare to discuss the EU brokered plan for normalization and more for a new #BalkansDebrief. https://t.co/4Ezt2lUBGa
— Europe Center (@ACEurope) March 3, 2023