Lajçak: Atmosfera dukshëm s’është e duhura për të hapur Urën e Ibrit

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk është koha për të hapur për qarkullim urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Delphit në Greqi, të premten e 28 prillit, ka thënë se nuk është koha për të hapur për qarkullim urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Përderisa flasim, në Mitrovicë ka kërkesë për ta hapur urën dhe atmosfera dukshëm s’është e duhura për këtë. Dua ta shfrytëzoj këtë panel që të dërgoj mesazh se kjo është platforma e duhur (për dialogun). Ky plan është fitore e dyfishtë, ka shumë përfitime për të dyja palët dhe duhet të respektohen vijat e kuqe”, ka thënë Lajçaku, duke iu referuar Marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit.

Kuvendi Komunal në Mitrovicën veriore, të premten ka marrë vendim për hapjen e urës mbi lumin Ibër, për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ky vendim ka ardhur pas propozimit të delegates Aida Ferati-Doli, për hapjen e urës dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika