Lajçak: Besoj se Finlanda do të vazhdojë mbështetjen ndaj dialogut Kosovë-Serbi

Dialogu Kosovë-Serbi ka qenë temë e diskutimit në takimin në mes emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, me të cilin, kanë diskutuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka theksuar se Finlanda ka një histori të gjatë në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe ka një interes të madh për t’i avancuar përpjekjet e BE-së.

“Është gjithmonë kënaqësi të diskutosh me Pekka Haavisto. Unë llogaris që Finlanda ta vazhdojë mbështetjen ndaj dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar ai në Twitter.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika