I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka udhëtuar për në Londër.
Lajçak atje është takuar me ministrin për Evropën në Britani të Madhe, Leo Docherty dhe të dërguarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
“Pata sot një ditë të plotë me takime produktive në Londër për të shkëmbyer qëndrime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me ministrin për Evropën në Britani të Madhe, Leo Docherty, me mikun tim të dashur Lordin Peach dhe ekipin e Zyrës së Jashtme, të Commonwealth dhe të Zhvillimit”, ka shkruar Lajçak.
Had a full day of productive meetings in London today to exchange views on the Dialogue and the Western Balkans in general with 🇬🇧 Europe Minister @LeoDochertyUK, my dear friend Lord Peach and the team of the Foreign, Commonwealth & Development Office. pic.twitter.com/CorURb9pRl
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 29, 2023