I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pritet të takohen sonte.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, i cili bëri të ditur se do të takohen për një darkë pune.
Gjatë ditës, REL, ka raportuar se Lajçak, do të qëndroj në Kosovë për takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ndërsa, Qeveria e Kosovës, kishte dalë me njoftim se nuk ka asnjë kërkesë për një takim nga Lajçaku për kryeministrin Kurti.
Lajçak, ka deklaruar se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve i ka 11 pikave, dhe se me gjithë inkorporimin e komenteve të Kosovës dhe Serbisë, filozofia e propozimit nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.