Biseda iu zgjati deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte.
Prandaj, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq i vlerësoi si të vështira bisedat me emisarët e BE-së dhe SHBA-së për dialogun, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar.
Lajcak dhe Escobar udhëtuan drejt Beogradit me të përfunduar vizitën në Kosovë.
Të dy po kërkojnë që në veri të Kosovës të mos ketë tensione më 1 shtator, kur do të nis zbatimi i reciprocitetit për targa dhe dokumente.
Qëllimin, profesori Seb Bytyqi beson se dy emisarët e kanë arritur.
“Mendoj se efekti kryesor i dëshiruar është që të mos ketë dhunë dhe në këtë aspekt mendoj se do të kenë efekt këto takime, nuk besoj se do të ketë skena të dhunshme dhe ajo që është kryesore, kemi parë vendosjen e trupave të KFOR-it në veri për të parandaluar organizimin e barikadave”, ka thënë Bytyqi.
Në Kosovë, Lajçak dhe Escobar takuan edhe parti që përfaqësojnë serbët.
Mirëpo, një gjë të tillë nuk e bënë edhe me partitë shqiptare në Serbi.
Kjo i ka brengosur përfaqësuesit politik të Luginës.
“Shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti dhe ata në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, mbeten të diskriminuar dhe të shtypur. Këtë e konfirmojnë me dekada edhe raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave respektive amerikane”, ka theksuar Sinani.
Ky veprim i Lajcak dhe Escobar, sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, e ka një arsye.
“I gjithë ky angazhim i emisarëve është që t’i informojnë sa më drejtë përfaqësuesit e popullit serb, por që shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë gjithë kohës kanë kërkuar që të jenë pjesë e këtij procesi”
Përkundër këtyre takimeve me emisarët e BE-së dhe SHBA-së për dialogun, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e ka përjashtuar mundësinë