Lajçak drejt Londrës për konsultime mbi dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në Londër do të shkojë për dy ditë konsultimesh mbi dialogun Kosovë-Serbi

Mirosllav Lajçak,i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të mërkurën e 29 marsit është nisur drejt Britanisë së Madhe, ku do të qëndrojë për një vizitë dyditore në Londër.

Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se në Londër do të shkojë për dy ditë konsultimesh mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo vizitë e tij vjen pas një dite intensive në Berlin.

“Pas një dite intensive dje në Berlin, të mbushur me takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, shkroi Lajçak.

Më 18 mars në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan për ta zbatuar marrëveshjen e Bashkimit Evropian. Neni 7 i marrëveshjes kërkon nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen “për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Arritjen e pajtueshmërisë në Ohër, Borell e ka quajtur “status quo të re”, në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të mundësojë kalimin nga një fazë e krizave në fazën e zbatimit të marrëveshjes.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika