Lajçak e viziton nesër Serbinë, takohet me Vuçiqin

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar një vizitë në Beograd dhe një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është planifikuar për nesër në ora 12:30. Presidenca serbe nuk ka konfirmuar një konferencë të përbashkët, por pritet një komunikatë për media pas takimit. Temat dhe arsyeja e vizitës nuk janë bërë ende të ditura

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të shkojë në Beograd, ndërsa një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq është paralajmëruar për nesër në drekë.

Lajçak do të takohet me Vuçiqin nesër në ora 12:30, raporton Kossev.

Presidenca serbe nuk ka konfirmuar se do të ketë një konferencë të përbashkët, por tha se pas takimit do të dërgohet një komunikatë për media.

Gjithashtu nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen, ashtu si arsyeja e vizitës.

Por takimi mbahet dy ditë para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës për përjashtimin e dinarit serb si valutë e përdorshme për transaksione në vend.

Komuniteti ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për këtë vendim, duke i kërkuar Kosovës konsultim me komunitetet. Sot, QUINT-i ka kërkuar pezullimin e këtij vendimi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika