Lajçak: Eskalimi i mëtutjeshëm nuk mund të jetë opsion, koha për deeskalim është tani

Lajçak ka deklaruar se është duke parë mundësi të rilindjes së akteve të dhunshme dhe për rrjedhojë, edhe eskalim të mundshëm të situatës. Për këtë të fundit, ai ka deklaruar se nuk mund të tolerohet

I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se nuk mund të tolerohet asnjë lloj destabiliteti në mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se koha për deeskalim të situatës në veri të Kosovës është tani.

Në një konferencë para ministrave të BE-së, Lajçak tregoi se çka nënkupton me shtensionim të situatës.

“Kjo kërkon tërheqje të njëkohshme të Policisë dhe të protestuesve nga komunat në veri të Kosovës, kryetarët të punojnë në hapësira alternative, pastaj shpallje të zgjedhjeve të hershme pa parakushte, me pjesëmarrje të serbëve dhe kthim në implementim, që nënkupton përkushtim të besueshëm, duke përfshirë edhe hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Dhe, normalisht presim edhe nga Serbia t’i përmbushë zotimet e veta… Është përgjegjësi e palëve që të ndërmarrin hapa për shtensionim dhe kjo është në interes të qytetarëve”, theksoi ai, transmeton KP.

Lajçak ka theksuar se eskalimi po vazhdon të jetë evident në komunat në veri të vendit.

“Po shoh akte të dhunshme që mund të rilindin sepse eskalimi vazhdon të ndodhë. Pa një marrëveshje për shtensionim nuk mund të kthehemi tek implementimi i vet dialogut. Jemi në një udhëkryq të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Është fatkeqësi që duhet të merremi prapë me menaxhimin e krizave në veri të Kosovës në atë moment kur duhet të fokusohemi në agresionin rus ndaj Ukrainës. Edhe më fatkeqësi është që kriza aktuale po ndodh në një periudhë kur kemi një platformë të qartë për normalizim. Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet që kanë implikime në siguri dhe i shpërqendrojnë nga çështje me rëndësi… Eskalimi i mëtutjeshëm nuk mund të jetë opsion, koha për deeskalim ka ardhur tashmë”, tha ai.

Lajçak ka deklaruar se pret që kryesit e akteve të dhunshme ndaj Policisë, KFOR-it e gazetarëve të hetohen e dënohen.

“Dhuna ndaj KFOR-it, mediave dhe Policisë është e papranueshme. Ne presim hetime të mirëfillta penale dhe duhet të ketë dënime për të gjithë ata që kryen vepra të tilla”, tha ai.

Sipas emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës është dëmtuar imazhi i vendeve që synojnë integrimin evropian.

Sa i përket lirimit të tre policëve të marrë peng në territorin e Kosovës nga Serbia, Lajçak ia ka lënë meritat bashkësisë ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika