Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka falënderuar emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë, për dokumentet.
Lajçak ka shpërndarë në Twitter postimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili ka dhënë njoftimin për marrëveshje, duke falënderuar për këtë mbështetjen e BE-së.
“Falënderoj emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Lajçak.
I thank DAS Escobar and the 🇺🇸 diplomacy for their strong engagement in support of the 🇪🇺-facilitated Dialogue. https://t.co/6UqwpMh1Zn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 27, 2022
Të shtunën, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes dhe daljes, për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe.
“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.
Po ashtu, ai ka thënë se serbët në Kosovë tani si të gjithë qytetarët e tjerë do të udhëtojnë lirshëm ndërmjet dy shteteve, duke përdorur letërnjotimet e tyre.
Ndërsa, Borrell ka treguar se vendimin për këtë zbatim të marrëveshjes BE-ja e ka marrë edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës