Lajçak gjatë ditës në Kosovë, pritet të takohet me krerët shtetërorë

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Foto: Zyra e Kryeministrit) Foto nga takimet e mëhershme

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet që gjatë ditës ta vizitojë Kosovën.

Sipas Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësi i tij Besnik Bislimi, do të kenë një drekë pune më Lajçakun.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak pritet ta vizitojë edhe Serbinë, atje do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vizita e fundit e Lajçakut në Kosovë ishte më 25 janar të këtij viti, kur u takua për një darkë pune me Kurtin dhe Bislimin.

Një nga temat më të vështira me përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili po kërkohet me ngulm nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Në një intervistë emisari amerikan, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni do të themelohet përkundër që Kurti kundërshton.

Ai theksoi se Asociacioni vjen nga një marrëveshje ndërkombëtare dhe si e tillë e obligon Kosovën ta respektojë atë.

Ndërkaq, Kurti nuk është shprehur kundër themelimit por me gjashtë kushte.

Ai tha se Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Po ashtu, sipas tij, Asociacioni duhet të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa u përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika