Lajçak i vlerëson të nevojshme konsultimet me Bislimin e Petkoviqin

I dërguari Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës- Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se konsultimet me kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq në periudhën e ardhshme janë të nevojshme

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari special evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur mbi zhvillimet e fundit mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai në një postim në Facebook ka përmbledhur takimet që kishte me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm në proces. Ndërsa diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme”, ka shkruar diplomati sllovak.

“Me Krishtlindjet afër, javët e fundit të vitit në Bruksel janë veçanërisht të ngarkuara. Të hënën mirëprita në Bruksel kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Diskutimet tona mbuluan një sërë temash, duke përfshirë draft-statutin e BE-së për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, hapat e nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe obligime të tjera të mbetura në pritje. Të mërkurën, u angazhova në një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke diskutuar një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të dialogut. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm në proces. Ndërsa diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika