Lajçak: Jam i kënaqur që Kosova ka pranuar propozimin evropian, do të vazhdojmë diskutimet

Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, është shprehur i kënaqur që Kosova e ka pranuar në parim propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë, teksa ka paralajmëruar që diskutimet në këtë drejtim do të vazhdojnë në takime të nivelit të lartë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se diskutimet në këtë drejtim do të vazhdojnë në takime të nivelit të lartë.

Përmes një postimi në Twitter, emisari Lajçak është shprehur se ka mirëpritur vendimin e Kosovës që të pranojë në parim propozimin evropian.

“Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe në Beograd bëra të njëjtën gjë me presidentin, Aleksandër Vuçiq dhe Petar Petkoviq. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim propozimin evropian. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika