I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, Emmanuel Bonne, Jens Plötner.
Me këtë rast, Lajçak ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën në veri të Kosovës, dhe hapat e mëtutjeshëm për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.
”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe DAS Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social “Twitter”.
Intense and very substantial consultations with Chief diplomatic advisers Bonne, Plötner, Talo and DAS Escobar. We discussed the next steps in the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation and the situation in the north of Kosovo. Grateful for the full support. pic.twitter.com/UIFNVQ3IOE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 25, 2023