Lajçak jep detaje pse nuk po e obligon Serbinë që ta nënshkruajë draftstatutin për Asociacionin

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

I dërguar i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllava Lajçak, ka dhënë detaje pse nuk po përfillen kërkesat e Kosovës që Serbia ta nënshkruajë draftstatutin Asociacionit për Komunat me shumicë serbe.

Sipas Lajçakut, një gjë e tillë nuk po bëhet për shkak se draftstatuti i Asociacionit nuk është marrëveshje ndërkombëtare, por dokument i brendshëm i shtetit të Kosovës.

“Më lejoni të shtoj edhe një pikë në lidhje me kërkesën e Kosovës që Serbia ta nënshkruajë Statutin. Sipas pikëpamjes sonë, kjo nuk është e nevojshme. Akti ligjor, ashtu sikur është i dizajnuar tani, është paraparë të jetë dokument i brendshëm i Kosovës. Me nënshkrimin e Kosovës dhe Serbisë, Statuti do të bëhej marrëveshje ndërkombëtare, çka nuk është”, ka thënë Lajçak për GazetënExpress.

Më tej, Lajçak ka thënë se ai së bashku me ekipin e tij janë duke punuar fort që t’i adresojë kërkesat nga palët, në mënyrë që të arrihet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika